Angie e Brad, kurorë në Itali
Ata janë kështu: Ose flitet për krizë të thellë dhe për kthimin e mundshëm të Jennifer Aniston në jetën e Pitt, ose njoftojnë një dasmë të mundshme dhe adoptime të reja. Gjatë javëve të fundit janë thënë nga të gjitha për ta, por ja ku vjen qershia mbi tortë. Jo vetëm që çështja e martesës është rikthyer sërish, por thuhet se Brad e Angie kanë zgjedhur edhe vendin ku do të zhvillohet ceremonia.
Thuhet se yjet e Hollywood-it do ta thonë të famshmen “po” në Itali. Vendi nuk do të jetë, siç është përfolur gjatë, vila e George Clooney-t në Laglio, por kështjella Odescalchi në liqenin Bracciano. E njëjta e përzgjedhur nga Katie Holmes e Tom Cruise për martesën e tyre të famshme në 18 nëntor 2006. Dhe thuhet që ka qenë pikërisht Tom, ai që i ka këshilluar Bracciano-n, çiftit “Brangelina”. Nëse ky lajm konfirmohet, atëherë pritet “martesa e shekullit”. Jo vetëm kështjella Odescalchi do të pushtohej sërish nga gazetarët dhe kamerat nga të gjitha vendet e botës, ashtu si ndodhi edhe në rastin e martesës së Cruise. Një tjetër çift i martuar në këtë rezidencë ka qenë Eros Ramazzotti e Michelle Hunziker, të cilët u celebruan në vitin 1998.