Martohet dhe Cassano i Sampdorias
Vetëm pak ditë më parë u drejtuan për në altar Antonio Cassano e Carolina Marcialis. Tanimë janë burrë e grua. Futbollisti i Sampdorias vuri kurorë me të fejuarën e tij në Portofino. Thuhet se në ceremoninë martesore, kishte shumë pak të ftuar VIP, por më së shumti të afërm dhe pa dyshim shumë fotografë, që u dyndën në Kishën Divo Martino. Pas ceremonisë kishtare, festa vijoi në ish-abacinë e Cevrata-s. Të ftuarit janë argëtuar nën muzikën dhe interpretimin e këngëtarit Gigi d’Alessio. Ndërsa muaji i mjaltit, pikërisht në Polinezi, në ishujt Figi.