Studimi, 58 për qind e shqiptarëve të varur nga alkooli
pranë spitalit psikiatrik është hapur një klinikë për trajtimin e këtyre personave. Në përurimin e saj sot, morën pjesë zyrtarë të lartë të ministrisë, qendrës spitalore Nënë Tereza në Tiranë dhe ekspertë italianë që do të ndihmojnë në qendër. Sipas drejtorit të Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, problemi i të alkoolizuarve nuk është vetëm shëndetësor por dhe social, ndaj trajtimi i varësisë së tyre prej alkoolit merr një rëndësi të veçantë.
"Alkoolizimi godet së pari sistemin fizik, duke filluar nga sistemi kardiovaskular, hepatitet, mëlçia, sistemin e tretjes, sistemin respirator, pra godet në përgjithësi sistemin fizik por kjo sëmundje godet edhe shëndetin mendor, sepse një vartësi nga alkooli i shfaqen probleme në sistemin nervor, si shfaqjet depresive, neuropatia dhe shkojnë deri në psikoza. Ajo që është akoma më e dëmshme është se alkooli godet edhe shëndetin social dhe, së pari, shëndetin e familjes, tha Pipero. Terapia hospitalore kundër varësisë së alkoolit ka një kohëzgjatje rreth një muaj dhe do të përbëjë vetëm fazën e parë të trajtimit të varësisë alkoolike. Kjo fazë pasohet nga faza e dytë, ajo e trajtimit ambulator, me kohëzgjatje rreth 11 muaj. Alkooli mund të duket si një problem i thjeshtë, por ai ndikon në marrëdhëniet personale, në aspektin fizik dhe në aspektin profesional. Rreth 37 për qind e të alkoolizuarve vuajnë nga të paktën një çrregullim tjetër mendor (zakonisht depresion) dhe 10 për qind e të alkoolizuarve kalojnë në vetëvrasje. Por nuk do të thotë se personaliteti i njerëzve qe bien viktimë e alkoolit është ndryshe nga ai i njerëzve normale. Perspektiva të ndryshme psikologjike i shpjegojnë në mënyra të ndryshme faktorët që ndikojnë në abuzimin me alkoolin. Disa studiues psikodinamike mendojnë se abuzimi me alkoolin vjen si rezultat i konflikteve emocionale të pavetëdijshme, ose disa njerëz bëhen dependentë ndaj alkoolit vetëm në mënyrë që të marrin kujdes nga të tjerët. Ndërsa studiues të perspektivës konjitive i shohin problemet te vetëvlerësimi, abuzuesit e alkoolit kanë vetëvlerësim të ulët në krahasim me njerëzit e tjerë. Nga ana tjetër dihet se secili nga ne përjeton stres, ankth, probleme nga më të ndryshmet, thjesht disa njerëz për ti shpëtuar këtyre problemeve zgjedhin rrugën e alkoolit. Ajo duket se është thjesht një zgjidhje, por që të fut në një rreth vicioz nga i cili vështirë të dalësh. Kërkimet që janë bërë në këtë fushë, tregojnë një trashëgimi gjenetike mbi ndjeshmërinë ndaj alkoolit, po ky nuk është faktori i vetëm, sepse janë edhe faktorët mjedisore. Pra është arritur në përfundimin që alkoolizmi ka më tepër mundësi të trashëgohet, e të ndodhë në familje.