E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angjeli Ne vjeshte PS aktive ne Parlament

Ish-ministri i Financave zbardh draft-programin

Programi i ri i Partise Socialiste pritet te perftohet mbi 5 drejtime kryesore te bere te njohura dje nga nje prej anetareve te Grupit te Punes Anastas Angjeli. Puna e Grupit te Punes se programit eshte fokusuar ne 5 drejtime kryesore qeverisja zhvillimi i marredhenies me biznesin marredheniet e PS-se me shoqerine civile integrimi ne BE tha Angjeli i cili shtoi se programi para se te miratohet do ti nenshtrohet nje debati te gjere publik. Nderkohe ai ka zbuluar ne vija te trasha edhe drejtimet e kursit te ri qe eshte adaptuar nga selia roze ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare e cila paralajmeroi dhenien fund te bojkotit parlamentar. Aksioni politik i nje  partie realizohet permes strukturave te saj. Permes grupit parlamentar do te ndermerren nisma duke propozuar hapa konkrete ligjore te cilet do te jene edhe keto instrumente te aksionit te PS-se tha Angjeli. Kjo eshte e dhena e pare per ate cfare po ndodh aktualisht ne PS qe zyrtarisht eshte perfshire ne nje proces te brendshem zgjedhor qe permbyllet ne 5 nentor me kongresin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›