"Anglezët do të diktojnë në Champions"
Sër Aleks Ferguson është i bindur se klubet më të mira angleze do të vazhdojnë dominimin në Champions League edhe në këtë sezon. Ata kanë arritur të çojnë tri ekipe në gjysmëfinale në tri sezonet e fundit, pa harruar dhe një finalist në pesë edicionet e fundit. "Skuadrat angleze do të jenë përsëri në gjysmëfinalet e Champions dhe në këtë sezon, pohoi Ferguson, kjo për faktin se ato kanë dominuar në këtë kompeticion në 6-7 vitet e fundit. Ky është një tregues i fortë që bind se ky skenar nuk do të ndryshojë. Barcelona është favoriti për ta fituar". Mançester, Çelsi dhe Arsenal janë thuajse të pranishëm në turin e dytë, rrezikon vetëm Liverpuli.