E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona, odiseja 7 orëshe drejt Kazanit

Barcelona zbarkoi në Kazan plot shtatë orë, pasi skuadra u largua nga klubi. Një udhëtim rekord: skuadra "blaugrana" u vonua afro dy orë në aeroportin "El Prat", për shkak të mungesës së personelit, kohë të cilës i shtohet edhe fluturimi prej 4 orësh e 51 minutave. Për afro një orë, katalanët mbetën të bllokuar në pikat e kontrollit, ndërsa pjesa tjetër e pritjes u kalua në aeroplan, pasi udhëtimi u bë me çarter. Më në fund, Barça mbërriti në qytetin rus, ku për t‘u theksuar ishte edhe ndryshimi me 27 gradë i temperaturave. Në momentin e ngritjes nga Spanja, temperatura ishte 22 gradë, ndërsa në Kazan u shfaqën shenjat e dimrit të ashpër, me -5 gradë Celsius.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›