E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Milani në shitje? Askush më i mirë se unë"

Silvio Berluskoni hedh poshtë zërat, që qarkullojnë prej kohësh, se Milani mund të nxirret në shitje. Presidenti i klubit kuqezi deklaroi: "Për një njeri si unë, i cili e dashuron Milanin, nuk ia vlen ta sakrifikosh skuadrën për asnjë shifër financiare, sado e lartë qoftë ajo". Gjithsesi, ai nuk e ka kufizuar këtë çështje vetëm në planin afektiv. "Do ta bëja sakrificën duke e shitur klubin, vetëm nëse pronari i ri do të siguronte më shumë përfitime. Megjithatë, deri më tani nuk është paraqitur askush që e plotëson këtë kërkesë", vazhdoi më tej Berluskoni, i cili shtoi: "A kam biseduar me Abramoviç? Jo, mendoj se atij i mjafton fakti që është pronar i Çelsit". Kandidatë potencialë për blerjen e Milanit cilësoheshin edhe disa sheikë arabë: "Nuk kemi thënë asnjëherë se klubi është në shitje, përfundoi presidenti. Këto janë thjesht spekulime mediatike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›