E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuranji: Gabova, shpresoj rikthimin

Kevin Kuranji bën një hap prapa. Sulmuesi i Shalke 04, i cili në ndeshjen për eliminatoret e Botërorit 2010 kundër Rusisë, kishte lënë stadiumin mes polemikave me trajnerin e Gjermanisë, Joakim Lëv, i cili e kishte lënë në tribunë, tashmë ka dhënë një intervistë, në të cilën kërkon falje. "I kam kërkuar falje Lëvit për sjelljen time, ka thënë sulmuesi, nuk më kishte ndodhur kurrë një gj e tillë, kurrë nuk jam sjellë kështu në jetën time. Por në atë moment ndihesha vërtet keq. E përsëris, gabova, por mësova. Shpresoj të rikthehem sërish në ekipin kombëtar".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›