Klitschko ndihet në formë

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë në versionet IBF dhe WBO, Wladimir Klitschko ka thënë se është në formën e tij më të mirë në karrierë, para meçit kundër amerikanit Eddie Chambers.
33 vjeçari ukrainas nuk ka boksuar që afro 10 muaj, por thekson se është përgatitur për përballjen me ish sparing partnerin e tij të shtunën në Dusseldorf Espirit Arena.
“Kurrë nuk kam qenë kaq i shpejtë, kurrë nuk kam qenë kaq i shkathët. Kurrë nuk kam pasur përvojë më të madhe se tani”, tha Klitschko para meçit të tij të 17-të për titull. “Jam i uritur. Jam duke shpërthyer. Ai e kërkon titullin tim, por nuk do t’ia jap”, shtoi ai.
Klitschko (53 fitore, 3 humbje, 47 me nokaut) për herë të fundit boksi në qershor të vitit të kaluar, kur ndaloi Ruslan Chagaevin me taktikë të organizuar. 27 vjeçari Chambers (35-1, 18 KO) është 13 centimetra më i shkurtër se Klitschko, i cili ka përparësi edhe në zgjatje. Por, ai është optimist për shanset e tij.
“Kam shans të mirë. Dua ta befasoj botën. Është sfida më e madhe në jetën time”, tha Chambers. Trajneri i tij, Rob Murray, tha se dyluftimi do të sjellë “diçka shumë të veçantë” dhe parashikoi se amerikani do të fitojë bindshëm.
Por, mbetet të shihet nëse Chambers ka fuqi të befasojë Klitschkon e ri nga dy vëllezërit kampionë. Chambers mposhti Alexander Dimitrenkon në korrik dhe u bë sfiduesi numër 1 në versionin WBO.
Humbjen e vetme e pësoi nga Alexander Povetkin në Berlin në janar 2008. Klitschko, humbja e fundit e të cilit ishte kundër Lamon Brewster më 2004, ka thënë se nuk do ta nënçmojë Chambersin.
“Ai ka stil të veçantë dhe është shumë i rrezikshëm”, theksoi Klitschko. Trajneri i tij, Emanuel Steward, parashikoi fitore me nokaut të boksierit ukrainas.
“Wladimir është në formë jetësore dhe do të fitojë me nokaut deri në raundin e tetë”, tha Steward. Rreth 46 mijë nga 51 mijë biletat në dispozicion janë shitur për luftën në stadiumin e futbollit, ku mbyllet çatia. Vitali Klitschko, vëllai i madh i Wladimirit, do të mbrojë titullin e tij në versionin WBC kundër polakut Albert Sosnowski më 29 maj.