E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohen 44 anëtarë të ''Camorra'' për trafik droge

NAPOLI- Policia arrestoi sot 44 persona në Napoli dhe rajonet përreth gjatë një operacioni të gjerë kundër rrjeteve të trafikut të drogës që janë pjesë të mafjes ''Camorra'' nga Spanja drejt Italisë.

Grupet kriminale pjesë e mafjes ''Camorra'' dyshohen të jenë menaxhuesit kryesorë të importimit të hashashit dhe kokainës nga Spanja dhe tregtimit të tyre përmes rrjeteve të lëndëve narkotike në Napoli dhe gjithë rajonet përreth.

Të arrestuarit kishin lidhje me klanet Di Lauro, Amato-Pagano, Polverino, Mazzarella, Ferrara, Cuccaro dhe Carfora, që operojnë në rrethinat veriore të Napolit, rajonet përreth dhe në qytetin verior të rajonit të Napolit, Kazerta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›