Policia greke e kap me 109 kg drogë, pranga shqiptarit
Kapshticë- Një sasi mbi 100 kg marijuanë është sekuestruar në pikën kufitare të Kapshticës, ndërsa në pranga ka përfunduar korrieri shqiptar.
News 24 mëson se gjatë një kontrolli në anën e doganës së shtetit fqinj, Greqi, polica greke ka zbuluar rreth 109 kilogram marijuanë në një maune me targa shqiptare.
Mësohet se mjeti drejtohej nga një 42-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua.
Droga e tipit marijuanë e ndarë në 98 pako ishte fshehur në dyshemenë e maunes. Policia greke sekuestroi gjithashtu 2 telefona celularë dhe një shumë prej 400 eurosh në cilësinë e provës materiale.
Policia dyshon se pas sasisë së drogës fshihet një rrjet i mirëorganizuar i trafikimit të lëndëve narkotike.
(d.b/BalkanWeb)