E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG do Krasiç, në lojë futet edhe Reali

Leonardo vazhdon të "gjuajë" në Itali. Pas Pastores, Menez, Sirigut dhe Sissoko, Drejtori Sportiv i Paris Saint Germain është duke menduar edhe transferimin e Milosh Krasiç në Francë. Mesfushori serb, që nuk po kalon momente të mira me tranjerin Antonio Konte te Juventusi, sipas mediave transalpine mund të zbarkojë në Paris gjatë merkatos së janarit. PSG është dakord me shumën që kërkon klubi juventin, shifër që kap 15 milion eurot. Ish-lojtari i CSKA së Moskës, përveç francezëve, vazhdon të mbetet në vëzhgimin e Mançester Junajtid dhe Borusia Dortmundit. Madje, së fundmi është folur edhe për një interesim të Zhozë Murinjos, që e dëshiron serbin në “Santiago Bernabeu”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›