E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i disiplines sportive nuk fal Pogradecin

Komisioni i disiplines nuk fal Pogradecin qe ashtu si Laci duhet te vuaje nje vendim drastik pas dhunes ne dem te arbitrit Enea Jorgji ne ndeshjen e javes se fundit kunder Teutes

Ekipi i Pogradecit peson fatin e Lacit. Komisioni i disiplines ne FSHF i ka denuar edhe pogradecaret me zhvillimin e ndeshjeve te mbetura te ketij sezoni jashte fushes se tij dhe ne te njejten kohe pa spektatore

Rrethanat lehtesuese

Ndryshe nga vendimi i nje jave me pare per Lacin permasat me te vogla te dhunes ne Pogradec ne ndeshjen me Teuten duket se kane detyruar disiplinen ti heqe kesaj skuadre vetem 3 pike nga gjashte te kurbinasve. Komisioni i disiplines ka pezulluar me 8 ndeshje trajnerin e Pogradecit Ylli Cekici me 6 ndeshje lojtarin Isa Eminhaziri dhe me 4 ndeshje futbollistin tjeter te ketij ekipi Nedjat Drazhanin. Pervec kesaj te tre aktoret e dhunes ndaj gjyqtarit Enea Jorgji jane gjobitur edhe me nga 100 mije leke.

Cfare ndodhi

U shmang per pak ajo qe ndodhi tri jave me pare ne Lac. Kesaj radhe skena ishte zhvendosur ne Pogradec. Ishte minuta e 89-te e takimit dhe pas nje penalltie te akorduar nga gjyqtari Enea Jorgji dhe te shnderruar ne gol nga Tefik Osmani ishte edhe goli i fitores per durrsaket tifozet vendas te irrituar kane zbritur ne fushe. Nderkohe qe drejtues te Pogradecit kane vrapuar per sulmuar Enea Jorgjin. Por ndryshe nga sa ndodhi me Jeminin ne Lac policia ka vepruar menjehere duke e marre nen mbrojtje treshen e gjykimit cka evitoi ndonje degjenerim te metejshem te situates. Gjyqtaret jane nxjerre me eskorten e forcave blu nga qyteti. Por jo vetem gjyqtaret. Edhe lojtaret e Teutes jane venen nen shenjestren e tifozerise se Pogradecit. Keta te fundit kane rendur me shpejtesi ne dhomat e zhveshjes duke i shpetuar keshtu zemerates se publikut te irrituar.

Precedenti

Edhe nje jave me pare komisioni i disiplines sportive dha masa mjaft te rrepta ndaj atyre qe shkelen rregulloren e ketij sporti ne vendin e tone. Keshtu Laci u ndeshkua me -6 pike ne renditje dhe te gjithe ndeshjet deri ne fund te sezonit ne fushe asnjanese dhe pa tifoze pasi u rrah barbarisht gjyqtari Jemini. Duke pare se cfare ndodhi ne Lac edhe xhaketat e zeza moren masat e tyre. Keto te fundit ne forme proteste nuk zbriten per nje jave ne fushat e lojes cka shtyu Federaten Shqiptare te Futbollit qe te spostonte kalendarin.

Vajushi dhe Lala me pushime te tejzgjatura

Komisioni i disiplines sportive prane Federates Shqiptare te Futbollit mori edhe nje sere vendimesh te rendesishme. Keshtu me 3 ndeshje pezullim eshte denuar edhe futbollisti i Vllaznise Armando Vajushi dhe ai i Dinamos Endri Lala te cilet fundjaven e kaluar ne ndeshjen mes ketyre dy ekipeve u ndeshkuan me karton te kuq per shkak te sjelljes antisportive pasi u perfshine ne nje zenke midis tyre. Keshtu perpos ndeshjes se radhes dy futbollistet e rinj nuk do te luajne as ne dy takimet e para te 2012-s qe do te zhvilloje Vllaznia dhe Dinamoja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›