E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrefimi trondites i nje sekseri Ne Itali te pakten 8 ndeshje ne jave trukohen

Nga njera ane veprojne organet e shtetit italian nderkohe nga ana tjeter kane hyre ne loje edhe mediat. Njera prej tyre La Stampa ka mundur te siguroje dje nje deshmi te vlefshme rreth asaj cka po ndodh me futbollin ne Itali. Behet fjale per nje ndermjetes qe eshte shume aktiv ne kete biznes ne te cilin eshte futur prej pese vitesh

Bota e futbollit ne Itali mori nje tjeter goditje te rende. E perditshmja torineze La Stampa publikoi dje nje interviste tronditese. Ne faqet e kesaj gazete ishte zbardhur rrefimi i nje ndermjetesi qe merret me kete biznes qe shtrihet nga Orienti i Larget e deri ne Evropen Lindore. I siguruar se identiteti nuk do ti behej publik ndermjetesi pranoi qe tu tregonte italianeve fytyren e vertete te lojes aq te dashur per ta Kam plot pese vite qe merrem me rregullimin e ndeshjeve. Ne fakt une jetoj me kete zanat. Me duhet te them se qe te besh nje pune te tille nuk duhet shume fantazi. Rruga eshte po e njejta duhet qe te sigurosh apo te besh per vete minimumi dy lojtare per skuader. Ose te mund te mbledhesh kater lojtare te nje se njejtit ekip. Terreni me i pershtatshem eshte Liga Pro dhe Seria B. Skuadrat qe marrin pjese ne keto kompeticione jane me te brishta. Nderkohe qe ne Serine A rrallehere trukohen takimet pasi kushton me shume.

Fitimet

Kam arritur qe te fitoj nga 150 deri ne 200 mije euro. Une madje arrij qe te perfitoj edhe para te tjera nga shumat qe jane te gatshem te paguajne aziatiket dhe ciganet i referohet shtetasve te Evropes Lindore perfshi ketu edhe ato nga Uzbekistani per te marre vesh si jane lene qe te mbyllen disa takime. Jam i mendimit se kur degjoni per fiksime ndeshjesh mendja ju shkon direkt tek rezultati final. Ju lutem nuk dua qe ta kthejme ne shaka. Ne nje ndeshje nuk trukohet pothuaj asnjehere rezultati final. lsquoNdermjetesit kane me per zemer qe te rregullojne lsquogol-golin ne nje ndeshje te dy skuadrat te pakten duhet te shenojne nga nje gol dhe lsquoover duhet qe ne nje takim te shenohen tre gola e lart. Sa i perket trukimit te nje takimi pra ne vendosjen e rezultatit final nuk di cfare te them. Eumlshte dicka qe behet pak here pasi eshte shume me rrezik.

Keshillat

Gjate intervistes ndermjetesi jep edhe disa keshilla. Sipas tij me e lehte eshte qe te manipulosh lojtaret e serive te vogla. Them se eshte gjithcka me e lehte nese vendos qe te besh te mundur qe ne nje ndeshje te luash per lsquogol-golin. Ne Ligen Pro ish Serine C gjithcka eshte nje loje femijesh skuadra qe luan jashte shenon gol pergjithesisht ne minutat e para. Nderkohe qe ekipi vendas barazon gjithcka brenda pjeses se pare. Ne ate pike gjithcka mbyllet. Eumlshte shume e lehte pasi ke investuar pak para vetem 15 mije euro. Pastaj mund te shkosh ne shtepi dhe lojtaret mund te luajne si te duan takimi te mbaroje si te mbaroje....

Lista e cmimeve

Ne faqet e La Stampa-s u kuptua qarte se edhe trukimi i ndeshjeve eshte nje zanat me vete. Ne fakt jane shume detaje qe e bashkojne me bizneset e tjera. Per shembull ndermjetesi tregoi se per kete pune ka edhe nje liste cmimesh apo meny. Lojtaret kalojne informacionin mes tyre dhe keshtu mbaron gjithcka. Pergjithesisht lidh kontaktet me lojtaret nje jave para se te luhet takimi qe dua ti fiksoj rezultatin. Me tej te marten i telefonoj aziatikeve dhe ciganeve ndash ekzistojne edhe grupe te tjera per te cilat nuk kam punuar asnjehere ndash dhe i bej me dije se cilen ndeshje mund ta bej per vete. Me pas i kerkoj edhe parate qe duhen per te korruptuar lojtaret. Per lojtaret e Liges Pro duhen rreth 10-15 mije euro. Ndersa per futbollistet e Serise B duhen pak me shume 70-80 mije euro. sa i perket lojtareve te Serise A gjithcka behet me e veshtire pasi ata kerkojne me shume. Gjithcka nis nga 100 mije eurot. Me me pak nuk nis dot asgje. Ne kete lsquobiznes ka shume rendesi edhe lojtarin se cilin lsquoze. Ne keto raste une arrij qe te perfitoj me shume pasi kur gjej lojtare qe korruptohen edhe me me pak euro atehere une tere diferencen e fus ne xhep. Pra parate aziatikeve dhe ciganeve ja marr njesoj nderkohe qe luaj me shumen qe ja jap futbollisteve. Nese gjej disa qe marrin me pak atehere une arrij te fitoj me shume...

Ka edhe me keq...

Ne fund te intervistes ndreqesi i rezultateve leshon edhe deklaraten shokuese Mendoj se cdo fundjave edhe tani ka te pakten tete ndeshje nga Liga Pro e deri ne Serie A qe nuk zhvillohen normalisht. Koha me e mire per te trukuar ndeshjet apo per te nderhyre ne mbarevajtjen e tyre jane muajt shtatore tetor dhe nentor. Ne keto muaj askush nuk dyshon per vertetesine e takimeve. Sa i perket fundit te kampionatit eshte e veshtire qe te veprosh pasi ekipet jane te kushtezuara shume nga tabela e klasifikimit dhe jo nga ndermjetesit. Pra ne ate periudhe skuadrat kane nevoje per pike per te arritur objektiva te ndryshem. Sa i perket ketij hetimi qe eshte hapur tani mund tju them se nuk ka bere hapin e madh. Ne fakt duhet qe te kapin lsquopeshqit e medhenj qe jane te qete brenda shoqerive te futbollit. Edhe pse konstatoj dicka te tille perseri jam i mendimit se kjo gje nuk mund te behet pasi ata jane shume te sigurt. Edhe nese une shkoj dhe i tregoj te verteten ndonje drejtori sportiv apo ndonje presidenti personat per te cilet po flas jene te zote te bejne gjithcka. Ata brenda pak oresh do te me gjenin dhe do te blinin. Me 200 mije euro do te kishin shume te lehte qe te blinin heshtjen time...

Faturinoja nga Orienti

Me shume se investigatoret e njohin mire ata te Singapore Airlines-it. Behet fjale per Cho Beng Huatin i lindur me lsquo64 qe ishte njeri prej klienteve me shembullore te kompanise te transportit ajrore personazhi ne fjale udhetonte aq shume bente me shpesh linjen Singapor-Malpensa sa qe kishte ne pronesi dy karta besnikerie te kategorise Elite Gold. 47-vjecari kishte fituar statusin frequent flyer pasi fluturimet e tij me avion ishin te shpeshta. Linjen Singapor ndash Malpensa ai e kishte bere plot 26 here brenda pak viteve 2009-2011. Cho Beng Huat i lindur ne Singapor sipas Prokurorise se Kremones ishte i besuari i Tan Se Tengun. Njeriut qe ndodhet ne krye te kupoles qe ka qendren ne Singapor. Keshtu 47 vjecari kuronte interesat e Tan Se Tengun ne Evrope. Ai me sakte ishte nje lloj faturinoje qe kishte detyre te sillte parate ne destinacion. Ketij personi i referoheshin edhe Erodiani e Parlato me 17 mars te 2011 ... ata sjellin njerin nga Singapori me para kesh ne dore dhe midis te shtunes e te dieles ai na paguan menjehere pas ndeshjesh.... Po te njejtit individ i referohet edhe i penduari Perumal Eumlshte njeri nga Singapori qe transporton parate. Ai ka nje rol te caktuar brenda organizates. Ai trafikon nga Singapori drejt vendeve te tjera. Shume shpesh ndodh qe parate shperndahen pikerisht nga vendi i larget. Drejt Italise Cho Beng Huat ka udhetuar shpesh here madje investigatoret kane vene re se pikerisht ne ditet qe ai vinte ne Itali kane ndodhur edhe trukimet e ndeshjeve. Investigatoret e kane hasur ate kater nentorin e kaluar ne Malpensa. Nga ky fakt ata kane kuptuar se ato dite disa ndeshje do te trukoheshin. Keshtu nga raportet e zbardhura eshte marre vesh se Cho Beng Huat kishte zbarkuar ne Malpensa ne oren 545. Me tej ai ishte akomoduar ne hotel Sheraton aty ku edhe ishte regjistruar. Ne oren 942 ai kishte hipur ne dhome aty ku edhe kishte lare hesapet dhe me pas ishte rikthyer ne Malpensa. Ne aeroportin e Milanos faturinoja perfitoi per te bere pak shoping bleu nje parfum Hermes. Me tej teksa priste orarin per te marre rrugen serish per ne Singapor u clodh ne disa poltrona te rehatshme. Si bagazh dore ai kishte vetem nje cante qe kur mberriti peshonte 9 kilogram nderkohe qe kur u largua ishte 1 kg me e lehte. Edhe ky eshte nje fakt qe i shtyn hetuesit italiane te mendojne se faturinoja nga Singapori eshte lehtesuar pasi ka dorezuar parate per te bere trukimin e radhes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›