E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani drejt Varezes në Serie B

Vareze po kërkon me ngul një sulmues dhe sipas mediave në gadishullin Apenin, Erjon Bogdani do të ishte elementi i duhur. Drejtori Sportiv i skuadrës së Varezes, Mauro Milaneze, po kërkon që të ngrejë në këmbë një tratativë me Çezenën. Vetë Bogdani nuk po gjen shumë minutazh në këtë periudhë dhe pas merkatos së janarit mund të mos ketë më hapësirë pas ardhjes së elementëve të rinjqë skuadra emiljane po kërkon. Nëse Çezena do të kërkojë që të heqë dorë nga sulmuesi shqiptar, Vareze do të qëndronte në pole-position për të siguruar shërbimet e “Bogut”, që do të kishte kështu mundësinë për të luajtur më shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›