Portugali Eusebio shtrohet ne spital
Legjenda e futbollit portugez dhe nje nder lojtaret me te medhenj te te gjitha koherave ne mbare globin Eusebio u shtrua dje me urgjence ne nje spital ne Lisbone. Mediat vendase raportojne se ish-futbollisti i madh i Portugalise eshte ne gjendje te rende shendetesore. Eusebio u shtrua ne spitalin Luz ku menjehere i eshte nenshtruar nje terapie intensive. Mjeket nuk kane dhene detaje ne lidhje me gjendjen e tij shendetesore por mediat portugeze duke cituar burime nga spitali flasin per nje gjendje shendetesore teper kritike per Eusebion. Nderkohe vajza e Eusebios Karla Ferreira qetesoi situaten duke deklaruar per mediat se nuk behet fjale per asgje serioze. Ajo tha se babai i saj iu nenshtrua frymemarrjes artificiale pas nje helmimi qe kishte pesuar pas sqaruar shkaqet. Ish-futbollistit tashme 69 vjec eshte shtruar edhe ne vitin 2007 ne spital ne ate kohe per probleme me zemren. Eusebio fitoi 11 tituj Kampion i Portugalise nje Lige Kampionesh ne vitin 1962 dy here Kepucen e Arte 1968 dhe 1973 dhe nje here Topin e Arte ne vitin 1965.