Angli, arrestohet prezantuesi i BBC, ndihmoi të vdiste shokun me SIDA
Autori i Lajmit: Redaksia
Londër – Është arrestuar me akuzën e vrasjes Ray Gosling, prezantuesi i famshëm i BBC-së, i cili të hënën e shkuar dëshmoi përpara televizionit se kishte mbytur një shokun e tij me një jastëk kur mjekët i kishim komunikuar se ai vuante nga sëmundje e pashërueshme dhe se ata nuk kishin bërë asgjë për të minimizuar vuajtjet e tij. Këto deklarata të gazetarit britanik ndezën një debat të madh politik dhe moral në “ishull”. Disa ditë më parë Gosling tregoi në një program të BBC-së se kishte vrarë shokun e tij që vuante nga SIDA, emrin e të cilit nuk donte ta përmendte për tu dhënë fund vuajtjeve të tij, veprim ky që erdhi pas rënies dakord mes të dyve. 70-vjeçari Gosling nënvizoi se ai kishte bërë veprimin e duhur dhe nuk ishte penduar. “Nëse kjo quhet vrasje, edhe unë jam një vrasës”, -tha ai gjatë intervistës. Policia e Nottinghamshire konfirmoi ditën e djeshme se kishte arrestuar gazetarin 70-vjeçar nga Nottingham me akuzën e vrasjes. Ata nuk e përmendën emrin e Goslingut, por precizuan se e kishin arrestuar pas rrëfimit të tij në programin "Inside out", i transmetuar nga BBC ditën e hënë. Ky skandal që ka shpërthyer në Britani pas rrëfimit të Gosling vjen pas një debati të madh për fatin e të sëmurëve pa shërim në këtë vend. Pas pak ditësh prokurori i përgjithshëm i Anglisë Keir Starmer, do të prezantojë një paketë udhëzimesh ligjore lidhur me këtë çështje. Sot në Britaninë e Madhe pjesëmarrja në një vrasje të tillë konsiderohet një krim dhe dënohet deri në 154 vite burg. Edhe opinioni publik vendas është në favor të ndryshimit të ligjit aktual për eutanazinë dhe ndihmën në vetëvrasje. Sipas një sondazhi të disa ditëve më parë, tre në katër persona të intervistuar u shprehën se u takon familjarëve të vendosin për fatin e personave të tyre të dashur që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2010