Ishujt Falkland, përplasje e re Argjentinë-Britani
Autori i Lajmit: Redaksia
Ishujt Falkland - Argjentina ka vendosur kontrolle të reja detare në ishujt Falkland, duke thelluar kështu përplasjet me Mbretërinë e Bashkuar. Qeveria argjentinase u ka bërë thirrje anijeve që drejtohen në këto ishuj që të aplikojnë më parë për leje. Vendimi në fjalë vjen në një moment kur Argjentina po interesohet gjithmonë e më shumë për kërkimet e naftës që do të bëhen në ujërat e ishujve Falkland. Argjentina pretendon se ishujt në fjalë janë nën sovranitetin e saj dhe jo pronë e Britanisë së Madhe, duke i mbajtur të pushtuar që prej vitit 1982. Mbretëria e Bashkuar dërgoi një task- force që rimori kontrollin e ishujve pas një lufte të shkurtër që la të vdekur 649 ushtarë argjentinas dhe 255 britanikë. Edhe pse kanë kaluar 28 vjet, tensionet për këta ishuj strategjikë mbeten ende të larta dhe Argjentina vazhdon ti quajë ata ishujt Malvine. Sekretari i grupit parlamentar në Falklande, Andre Rosindell, i bëri thirrje ditën e djeshme ambasadorit argjentinas që Argjentina të mos përfshihej në çështjen e ishujve Falkland. “Unë shpresoj që ministri i Jashtëm të thërrasë ambasadorin argjentinas dhe ti shpjegojë se kjo është një sjellje e papranueshme”, - tha konservatori Andre Rosindell. “Tashmë ka 28 vjet që prej Luftës së Ishujve të Falklandit dhe Argjentinës i është bërë e qartë se ata nuk mund të kenë pretendime për këta ishuj dhe ujërat e tyre territoriale, kështu që nuk duhet të ndërhyjnë atje”. Ai shtoi se çdo pretendim i Argjentinës për të drejtat e sovranitetit mbi këta ishuj nuk është diçka që duhet marrë shumë seriozisht. Unë nuk mendoj se ne duhet të kënaqim orekset e Argjentinës. Besoj e patë se çfarë ndodhi herën e fundit. Situata në fjalë është acaruar pas përplasjeve në fillim të këtij muaji pas zbulimit se një kompani do të niste shpimet në kërkim të naftës në këtë rajon. Ditën e djeshme, Buenos-Airesi zyrtar tha se anijet që do të lundrojnë në këta ishuj do të aplikojnë më parë për leje qeveritare. Çdo anije që do të lundrojë mes porteve të ishujve Malvine, South Georgia dhe ishujve South Sandëich Islands... duhet më parë të kërkojë një leje”, - tha shefi i kabinetit qeveritar argjentinas, Anibal Fernandez. Ky lajmërim do të thotë se Argjentina do të jetë në gjendje të kontrollojë të gjithë trafikun detar nga Amerika Jugore drejt ishujve, përfshirë dhe anijet që do të shpojnë për naftë, që pritet të nisin punimet muajin e ardhshëm. Sër Nicholas Uinterton, i cili drejton grupin parlamentar të Falklandeve, tha se ai do të kërkonte një takim me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme kur parlamenti të riniste punimet javën e ardhshme. Ai e quajti dekretin ligjor të presidentes argjentinase, Kristina Fernandez de Kirchner si “patetik dhe i padobishëm”. Gjeologët mendojnë se në në këta ishuj ndodhen rreth 60 miliardë fuçi naftë dhe se shumë shpejt pritet të nisë dhe shpimi 100 milje në veri të ishujve në fund të muajit. Që prej vitit 1993, 3000 banorë të këtij ishulli që vetëqeveriset kanë qenë të gjithë nënshtetas britanikë. “Ka pasur një bllokadë ekonomike të ishujve nga Argjentina për shumë vite”, - tha Roger Spink, drejtori i kompanisë “Ishujt Falkland”. “Është diçka që ne e prisnim”. Britania ka më shumë se 1000 veta personel ushtarak në tokë dhe 300 të tjerë në det, po ashtu dhe një flotë detare të përmasave modeste.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2010