E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 4 organizatorëve të trafikut të klandestinëve

OPERACIONI

Durrës, policia ka arrestuar dje personat që kishin organizuar kalimin e pesë klandestinëve drejt Italisë

DURRËS- Pas ndalimit të pesë klandestinëve që tentonin Italinë të fshehur në një kamion me mobilje, policia e Durrësit ka rënë në gjurmë të një rrjeti të tërë trafiku. Katër persona të tjerë janë arrestuar dje të akuzuar si organizatorë të këtij rrjeti. Të arrestuarit janë Flamur Lita, Saimir Zenelaj, Fatlind Morava dhe Adnant Hoxhalli. Burimet e policisë së Durrësit shpjeguan dje se të arrestuarit kishin marrë nga secili klandestin shumën e 3500 eurove në këmbim të kalimit të sigurt në Itali.

Tarifa e përgjithshme e parave të paguara, sipas dëshmive të klandestineve që u kapen brenda kamionit, ishte 17. 500 euro. Në përbërje të grupit të organizuar qëndronte si kryesues kreu i firmës, që në bashkëpunim me menaxherin, shoferin e transportit dhe një sekser kishin krijuar një linjë “të sigurtë” trafiku. Madje ata u kishin premtuar klandestinëve ajrosje gjatë udhëtimit me traget, ushqim dhe ujë të pijshëm në thellësi të ngarkesës me mobilie. “ Fatlind Morava ishte administratori i firmës “Morava Import-Eksport”; Saimir Zenelaj shofer në këtë firmë; Adnant Hoxhallimenaxher i firmës dhe shtetasi Flamur Lita ka ndihmuar në gjetjen eklandestineve”,- thanë dje burimet zyrtare të policisë së Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›