E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli gjyqtari feston golin

Çudirat në futbollin anglez nuk kanë fund. Episodi më I fundit është regjistruar në supersfidën e së dielës, ku Arsenali fitoi me rezultatin 5-2 në derbin me Totenhemin.
Protagonist është bërë gjyqtari I ndeshjes, Majk Din, që u pikas duke vepruar në mënyrë të habitshme gjatë golit të parë të ndeshjes, të realizuar nga Luis Saha për miqtë, në minutën e katërt të takimit.
Në momentin kur topi i goditur nga sulmuesi francez, po kalonte portierin e “topçinjve”, Sczesni, “bilbili” u duk sikur po hidhej përpjetë nga gëzimi, duke drejtuar dorën nga mesi i fushës.
Edhe pse janë të shumtë ata që mendojnë se gjyqtari Din, I cili mban stemën e FIFA-s prej vitit 2004 dhe së fundmi ka drejtuar ndeshje kualifikuese të Euro 2012 po festonte, nuk munguan as zërat në mbrojtje të tij, që mendojnë se “xhaketa e zezë” po kërcente për të parë më mirë trajektoren e topit.
Më pas, arbitri u bë sërish protagonist, kur akordoi një 11-metërsh të dyshimtë për Totenhemin, të cili Adebajor e shndërroi në gol në të 34-tën, duke i dhënë Totenhemit avantazhin e përkohëshëm 2-0. por, Arsenali arriti të barazonte rezultatin në pjesën e parë, ndërsa në fund fitoi me goleadë 5-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›