Angli, rritet numri i viktimave dhe i të prekurve nga virusi A/H1N1

Numri i rasteve me gripin e derrave A/H1N1 ëshët dyfishuar gjatë javës së kaluar në Angli. Por rritje ka shënuar edhe numri i personave që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Ky lajm u njoftua ditën e enjte nga autoritetet e shëndetësisë angleze.
Agjencia e Mbrojtjes së Shëndetit në Angli deklaroi se janë regjistruar 53 mijë raste të reja me H1N1 në Angli, krahasuar me 27 mijë që ishin regjistruar një javë më parë. Sipas njoftimit të Agjencisë, personat më të prekur i përkasin moshës nga një deri në 14 vjeç.
Zyrtarët e shëndetësisë deklaruan se rritja e rasteve të sëmundjes ishte e papritur.
"Ajo që nuk prisnim është rritja e numrit të pacientëve në pavionet e kujdesit intensiv, 99 persona javën e kaluar kërkuan një shërbim të tillë dhe ky është bilanci më i lartë që prej shfaqjes për herë të parë të virusit", deklaroi për kanalin anglez "Sky News" Liam Donaldson, këshilltari i qeverisë për shëndetësinë.
Agjencia e Mbrojtjes së Shëndetit njoftoi se deri tani në Angli janë regjistruar 93 vdekje për shkak të H1N1, dhjetë prej të cilave u regjistruan vetëm javën e kaluar.