E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në gurore, nxirret trupi i viktimës

Është nxjerrë nga masivi i gurëve trupi i pajetë i viktimës Reshat Dajti. Ai humbi jetën dje rreth orës 16:00 ku si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde eksplozivi, të vendosur nga viktima Reshat Dajti, aksidentalisht ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia e Tiranës njoftoi se nga grupi i posaçëm hetimor i formuar, po hetohet për përgjegjësit administrativ dhe penalë, në drejtim të kushteve të sigurimit teknik në këtë gurore. Ngjara ndodhi në fshatin Brar .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›