Angli, spiunët e moshuar të MI5 do të pushohen nga puna
Autori i Lajmit: Redaksia
Londër - Përballë risive që po sjell interneti, veteranët e shërbimit të spiunazhit britanik kanë dorëzuar armët.
Lajmin e ka bërë të ditur “Daily Telegraph”, sipas së cilës, drejtori i përgjithshëm i shërbimeve sekrete të mbretëreshës, MI5, është ankuar për njohjen e paktë me internetin që kanë agjentët më të vjetër. Këta të fundit nuk arrijnë ta kuptojnë botën e rrjeteve sociale dhe të përdorin mirë rrjetin. Sipas lajmit të “Daily Telegraph”, Jonathan Evans, drejtori i përgjithshëm i shërbimeve të brendshme sekrete tha përpara komitetit parlamentar se disa prej pjesëtarëve aktualë të stafit të tij u mungojnë aftësitë teknologjike dhe se institucioni është në rrezik përballë armiqve gjithnjë e më të sofistikuar teknologjikisht. Një deklarim i tillë ka nxitur dhe barcaletat për “brezin e Xheims Bondit” që po japin dorëheqjen për të punësuar spiunë të rinj që janë shumë të përgatitur teknologjikisht. “Është i nevojshme rigjenerimi i inteligjencës”, - është shprehur ai. “Agjencia po planifikon të prezantojë një program vullnetar dhe të detyruar që do të nisë të japë leksione uebi për spiunët e rinj të MI5-ës nga do të përfitohet dhe një brez shumë më i përgatitur”, - shtoi më tej Evans. MI5 ka rreth 3.500 punonjës dhe kërkon të rekrutojë dhe 600 spiunë të tjerë brenda vitit të ardhshëm sipas “Daily Telegraph”. Gazeta shtoi se përveç rekrutimeve pritet të ketë dhe shkurtime, pikërisht nga “pleqtë” që nuk janë në kontakt të mjaftueshëm me botën e uebit. Muajin që shkoi, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ajo do të instalojë disa pajisje të fundit teknologjike në laboratorët e shërbimeve të saj.
Ky lajm është publikuar: 30/03/2010