Turqi, atentatori i Vojtilës kërkon dorëheqjen e Papës
Autori i Lajmit: Redaksia
Stamboll — Turku që plagosi Papa Gjon Palin II, Mehmet Ali Agca thotë se Papa Benedikti XVI duhet të japë dorëheqjen pas skandaleve të fundit seksuale të Kishës Katolike. Ali Agca, i cili u lirua nga burgu në janar të këtij viti pas pothuajse 29 vjetësh që tentoi të vriste Papën. Ai u tha gazetarëve në Stamboll ditën e djeshme: “Unë dua që Papa të japë dorëheqjen dhe jo të arrestohet”, ndërsa tundte me dorë një gazetë turke që bënte thirrje për arrestimin e numrit 1 të Vatikanit. Konferenca për shtyp shënoi dhe daljen publike të tij të parë që pas lirimit nga burgu. Deklaratën e tij Agca e bëri në një prononcim për agjencinë e lajmeve “ANSA”, pas një konference për shtyp të mbajtur në Stamboll. Sot ka ende dyshime për të kushtet mendore të atentatorit të Papa Vojtilës. Motivet për qëllimin e tij mbeten ende mister. Agca e ka qëlluar Papa Gjon Palin më 13 maj të vitit 1981. Papa u qëllua në bark, dorën e djathtë dhe të majtë, por plumbat nuk prekën organet e tij vitale. Papa u takua me Agcan në burg në vitin 1983, me çrast e fali atë për krimin që tentoi të kryente. Motivet e tij për këtë sulm mbesin të paqarta. Pas arrestimit të tij, menjëherë pas sulmit, Agca kishte theksuar se kishte vepruar i vetëm. Më vonë, ai ka sugjeruar se prapa sulmit kanë qëndruar Bullgaria dhe KGB-ja, por më pas e tërhoqi këtë deklaratë. Mehmet Ali përmes avokatit të tij ka njoftuar disa ditë më parë se do të kërkojë të jetë i pranishëm në Portugali gjatë një ceremonie festive të shenjtë ku pritet të marrë pjesë dhe Papa Bendedikti XVI. Ai është shprehur se ka dëshirë të vizitojë gjithashtu dhe varrin e Papa Gjon Palit. Festa e këtij viti “Zonja jonë Fatima” zhvillohet në Portugali dhe Gjon Pali i kushtonte një rëndësi shumë të madhe, pasi mendonte se ajo kishte ndihmuar në mbijetesën e tij nga sulmi i Agcas.
Ky lajm është publikuar: 30/03/2010