E Diel, 1 Nëntor 2026

Angli, vdekshmëria e grave shtatzëna, më e lartë se në Shqipëri

Autori i Lajmit: Redaksia

Londër - Gratë britanike ka më shumë mundësi që të vdesin gjatë lindjes krahasuar dhe me Shqipërinë. Këto janë rezultatet e një studimi të fundit. Në Britani, sot vdes një numër i njëjtë grash shtatzëna gjatë lindjes dhe me 20 vjet më parë. Studimi fajëson rritjen e numrit të grave obeze (shkakton komplikacione) dhe numrin e nënave që lindin në moshë të madhe. Tetë në çdo 100 mijë gra shtatzëna vdesin përpara, gjatë ose pas lindjes së fëmijës në Britani. Kjo shifër vdekjesh është shumë e lartë dhe se në Shqipëri, Poloni, Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke, ndërkohë që ajo është dy herë më e lartë krahasuar me vende si Italia (që ka numrin më të ulët të vdekjeve të nënave në botë). Në studimin që përfshin 181 shtete të botës, Anglia renditet e 23-ta një vend pas Shqipërisë (22) dhe më keq se Norvegjia, Finlanda, Gjermania, Spanja, Austria, Suedia dhe Luksemburgu. Pas Italisë vendet më të sigurta në botë për të lindur janë Suedia, Luksemburgu dhe Australia. Ndërsa shumica e vendeve të Evropës Perëndimore kanë shënuar shifra më të ulëta të vdekjeve të nënave 1990-2008, Britania renditet në të njëjtin vend edhe pas 20 vitesh. Në të gjithë botën, numri i vdekjeve të fëmijëve gjatë lindjes është ulur nga 500 mijë që ka qenë më 1980 në 343 mijë në vitin 2008. Autorët e studimit, përveç obezitetit dhe emigrimit, shpjegojnë se rritja e vdekjes së nënave të reja në Britani vjen dhe për shkak të rritjes së moshës kur gratë britanike bëhen nëna. “Jam shumë i shqetësuar për shifrat aktuale në Britani”, - thotë Cathy Ëarvick, sekretar i përgjithshëm i Kolegjit Mbretëror të Mamive. “Edhe pse kjo shifër është shumë e ulët, ajo që është shqetësuese është fakti se ajo po pëson ulje”.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›