Piromia: Shinavatra terrorist si Hitleri, Musolini dhe Stalini
Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington - Ministri i Jashtëm tajlandez e ka përshkruar ish-kryeministrin Thaksin Shinavatra, si një “terrorist i përgjakshëm”, që mund të krahasohet me Stalinin, Musolinin dhe Hitlerin. Këto komente pritet të tensionojnë akoma më shumë situatën me mbështetësit këmishkuqë të Thaksinit të cilët prej disa javësh janë përfshirë në protesta të forta kundër qeverisë. Duke folur në prag të samitit bërthamor në Uashington Kasit Piromia akuzoi qeveritë e huaja, përfshirë Rusinë dhe Gjermaninë, por dhe Interpolin se nuk janë përpjekur për ta dorëzuar Thaksinin në Tajlandë, ku ai është dënuar në mungesë për korrupsion. “Të gjithë po lajnë duart, por ai është një terrorist i përgjakshëm”, - tha ministri Kasit. “Por ka dhe një ndërhyrje nga vende të treta. Si mundet që rusët ti lejojnë atij qëndrimin në vendin e tyre për dy ditë, ndërsa gjermanët kanë bërë të njëjtën gjë pak kohë më parë? Të gjithë po luajnë rolin e naivit, duke mbyllur sytë, thjesht sepse dikur ai ka qenë një udhëheqës”. Ndryshe nga kryeministri aktual, Abhisit Vejjajiva, zoti Thaksin është zgjedhur dy herë me një votë plebishitare. Ai u rrëzua nga një grusht ushtarak shteti në tetor 2006 pas protestave të një organizate që atëherë drejtohej nga zoti Kasit. Edhe pasi ai u detyrua të shkonte në ekzil, mbështetësit e Shinavatrës fituan zgjedhjet e ardhshme përpara se të rrëzoheshin sërish nga pushteti me vendim të gjykatës më 2008. “Hitleri është zgjedhur, Musolini është zgjedhur edhe Stalini mund të thuhet se është zgjedhur gjithashtu, por çfarë i shkaktuan ata qeverisë”,- shtoi ministri i Jashtëm. Gjatë tre viteve e gjysmë në ekzil, hija e Shinavatrës ka vazhduar të dominojë politikën tajlandeze me shpërthimet e herëpashershme të këmishkuqëve të tij.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2010