E Diel, 1 Nëntor 2026

Botohen intervistat sekrete të Zhaklinës pas vrasjes së Xhon Kenedit

Autori i Lajmit: Redaksia

Uashington - Vitin e ardhshëm do të publikohet një libër me intervistat e plota që Zhaklinë Kenedi ka dhënë në vitin 1964, pak muaj pas vrasjes së Xhon F. Kenedit. Intervistat janë dhënë për historianin dhe mikun e familjes, Arthur Schlesinger Jr., në shtëpinë e saj në Uashington DC. Pothuajse në shtatë orë intervista, Zhaklina ka folur për martesën, vitet e kaluara në Shtëpinë e Bardhë dhe bashkëshortin e saj. Vetë Zhaklina kishte kërkuar që përmbajtja e intervistave të mos shpërndahej, por dje e bija, Karolina, ka vendosur që ti bëjë ato publike për një kohë të papërcaktuar. Ato janë pjesë e Librarisë së Presidentit Kenedi. Ish-zonja e Parë diskuton martesën e saj vitet e jetës në Shtëpinë e Bardhë dhe vitin e fushatës zgjedhore, kur Kenedi mendonte zyrtarisht të kandidonte për një mandat të dytë presidencial. Që prej vdekjes së Zhaklinw Kenedit, më 1994, dhe djalit, Xhon Kenedi Junior, më 1999, përgjegjësia për këto regjistrime i ka kaluar vajzës së saj, Karolinë Kenedi. Sipas dy zyrtarëve që janë familjarë me negociatat, regjistrimet pritet të bëhen publike për herë të parë në shtator 2011. Regjistrimet gjashtë orë e gjysmë do të na japin mundësi të dëgjojmë edhe një herë tjetër zërin e Zhaklinës, e cila nuk publikoi asnjëherë asnjë kujtim për çështjet e rralla që diskutoheshin në publik. Karolina do të bëjë dhe prezantimin e librit me transkriptimet që për momentin nuk i është vendosur ende një titull dhe një historian, edhe ky ende i panjohur pritet të mbajë shënime. Schlesinger, fituesi i çmimit Pulitzer (2 herë) vdiq në vitin 2007. Karolina ka botuar shumë libra, përfshirë dhe një koleksion me poezitë më të dashura të nënës së saj dhe ka punuar për shumë vjet me botuesin Gretchen Young, i cili ka fituar të drejtën e librit dhe audios së intervistave të ish-zonjës së Parë. “Pasioni i nënës sime për historinë shërbeu si udhërrëfyes i punës së saj në Shtëpinë e Bardhë”, - tha Karolina me anë të shtëpisë botuese që do promovojë librin “Hyperion” në një deklaratë ditën e djeshme. “Ajo besonte tek im atë, vizioni i tij për Amerikën dhe në artin e politikës dhe mua mu duk e rëndësishme që ti ndaj njohuritë e saj me brezat e ardhshëm. Është një privilegj për mua që të nderoj kujtimin e prindërve të mi duke bërë publike këtë histori”. Sipas Hyperionit, intervistat do të mbulojnë gjithçka duke filluar prej fushatave të krizës raketore në Kubë e deri te roli i Presidentit Xhon Kenedi në krye të Zyrës Ovale. Përfaqësuesi ligjor për promovim i Karolinës, Robert Barnett, refuzoi të diskutonte për përfitimet financiare të këtij botimi, por tha se për librin nuk do të kishte asnjë ankand. Deri në publikimin e librit, na mbetet të mbajmë frymën dhe të presim me ankth se çfarë ka rrëfyer një prej zonjave më të rëndësishme të historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›