E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Disiplinës, zv/trajneri i Shkumbinit përjashtohet përjetësisht

Autori i Lajmit: Redaksia

Incidentet që shoqëruan takimin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, Shkumbini-Besa, ku si pasojë e hedhjes së sendeve të forta dhe të fishekzjarrëve në fushë, sollën edhe dëmtimin e një lojtari të Besës (Erbim Fagun), e detyruan Komisionin e Disiplinës të marrë masën e zhvillimit të tri ndeshjeve pa shikues në fushën e Peqinit. Klubi i Shkumbinit duhet të paguajë në arkën e FSHF-së edhe 200 mijë lekë. Zëvendëstrajneri i Shkumbinit, Klodian Dervishi, për goditje me grusht te trajnerit të ekipit kundërshtar (Shpëtim Duros) u përjashtua përgjithmonë nga aktivitetet futbollistike. Trajneri i Besës, Shpëtim Duro, u godit në kokë pas ndeshjesh nga kryetari i Bashkisë së Peqinit, Ilir Rusha. Vetë Duro ka bërë kallëzim në polici ndaj tij. Në Kategorinë e Parë, trajneri i Lushnjës, Artan Bano, për fyerje të arbitrit në ndeshjen Gramshi-Lushnja u pezullua me tri ndeshje nga drejtimi i skuadrës (përfshirë dhe atë me Partizanin) si dhe u dënua me 50 mijë lekë gjobë.

Ky lajm është publikuar: 14/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›