E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Angli. Pas “kukullave konservatore” prezantohen dhe ato laburiste

Autori i Lajmit: Redaksia

Londër – Në një fushatë zgjedhore ku tri gra që dominonin Uestminsterin tashmë nuk kandidojnë më për zgjedhjet e ardhshme në Britani, dikush mund të falet që mendon se vota femërore ka më shumë lidhje me stilin sesa substancën. Jo të kënaqura me betejën elektorale të SamCam, zonjës Broun dhe Miriamit, laburistët tashmë kanë prezantuar dhe ata pas konservatorëve të Kamerunit, femrat që pritet të garojnë në zgjedhjet e 6 majit. Janë gjashtë kandidate, të cilat kanë bërë foton zyrtare të fushatës, dhe ato shumë të bukura dhe me stil si kandidatet për deputete të rivalëve konservatorë. Edhe pse thonë se nuk do të pozonin kurrë për një revistë femërore, ato kanë gjithashtu frikë të pranojnë se sa i rëndësishëm është luku në garën për deputete. Të veshura me të zeza, gratë tërheqëse të Gordon Braunit nuk ndryshojnë shumë nga interesat që kanë rivalet konservatore. Një drejtoreshë rajonale e quajtur Emilie Oldknov, 29 vjeçe, që kandidon në zonën e Shervood, tha për revistën “Grazia”: “Kur unë u zgjodha patëm një diskutim me bashkëshortin tim për ndryshimin e modelit të flokëve”, - thotë ajo. Avokatja Maryam Khan, 27 vjeçe, një brune shumë tërheqëse, pranoi se ajo kishte marrë një mesazh nga një burrë, i cili i thoshte: “Ti duhet të jesh një modele dhe jo politikane”. Pavarësisht se dhe kandidateve konservatore nuk u pëlqen kur etiketohen si “bukuroshet e Kamerunit”, qasja e tyre në këtë fushatë nuk të lë të mendosh ndryshe. Daisy Cooper, një nga kandidatet e liberaldemokratëve, 28 vjeçe, e cila garon në Suffolk tha: “Disa njerëz të shohin si të papjekur dhe naive”. Ndryshe nga konservatoret dhe laburistet, kandidatet liberaldemokrate e dinë se lufta është në dorën e tyre dhe ato nuk kanë frikë ta thonë mendimin e tyre hapur. Naomi Smith, 28 vjeçe, një menaxhere që garon për një vend në Uestminsterin në Londër thotë: “Njerëzit nuk i besojnë Kamerunit dhe e kanë parë se laburistët nuk e bëjnë dot gjithashtu. Prandaj ka ardhur koha për një brez të ri”.

Ky lajm është publikuar: 14/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›