Vajza e Stalinit është gjallë dhe “fshihet” në SHBA
Autori i Lajmit: Redaksia
Uiskonsin - Vajza e vetme e diktatorit sovjetik, Josif Stalin, Svetllana Allilujeva, ka jetuar në Uiskonsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me identitet anonim. Është ende e paqartë nëse 84-vjeçarja, e cila e ruan privatësinë me një fanatizëm të madh, jeton ende sot e kësaj dite, por Lana Peters (emri pas së cilit ajo është “fshehur”) ka ndryshuar shumë adresa që kur është zhvendosur në Uiskonsinin Jugor 20 vjet më parë. Ndërkohë, në vitin 2007, një producent filmash e takoi atë në apartamentin e saj dhe i mori një intervistë që mund të jetë e fundit që ajo ka dhënë. Një dokumentar i bazuar në intervistë, “Svetllana për Svetllanën” tregon historinë e saj të vështirë, e cila kulmin e saj e ka kur arrin tu shpëtojë amerikanëve më 1967. Filmi pritet të shfaqet më 18 prill në Festivalin e Filmit të Uiskonsinit në Medison. Filmi eksploron jetën e Allilujevës dhe si arriti të “zhdukej” ndërsa jetonte afër Medisonit në Uiskonsin. Më 6 mars 1967, ajo vizitoi ambasadën sovjetike në Nju-Delhi dhe më pas iu drejtua ambasadës amerikane ku i kërkoi zyrtarisht ambasadorit Chester Boules azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada ia siguroi azilin megjithatë qeveria indiane i frikësohej një përplasjeje diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Kështu që indianët e këshilluan që ajo më parë të largohej drejt Romës. Menjëherë pasi Alitalia u ul në aeroportin e kryeqytetit,
Allilujeva u nis menjëherë drejt Gjenevës, ku pasi qëndroi për gjashtë javë, qeveria zvicerane i siguroi një vizë turistike për në SHBA. Pas mbërritjes në Nju-Jork në prill 1967, vajza e Stalinit dha një konferencë për shtyp ku dënonte regjimin e të atit dhe qeverinë sovjetike. Plani i saj për të botuar autobiografinë e saj, “20 letra për një shok”, gjatë përvjetorit të 50 të revolucionit sovjetik shkaktoi shumë zhurmë në BS dhe Kremlini kërcënoi se do të botonte një version tjetër të paautorizuar. Allilujeva u zhvendos në Princeton, Nju-Xhersi dhe më vonë në Pennington. Nga martesa e saj ajo pati një fëmijë dhe në Rusi do të kthehej sërish më 1984 ku fitoi shtetësinë së bashku me vajzën. Ajo qëndroi për pak kohë në Tbilisi, ndërsa më 1986 u kthye sërish në SHBA. Më 1990 Allilujeva shkoi në Bristol të Anglisë dhe që prej vitit 2009 ajo mësohet se jeton në Medison Uiskonsin. Peters fillimisht refuzoi të bisedonte me producentin Parshina, pas problemeve që mund ti shkaktonte Allilujevës një intervistë e tillë. Por në fund ai pranoi. “Njerëzit thonë...vajza e Stalinit... vajza e Stalinit, duke menduar se unë kam një pushkë me vete dhe do të godas amerikanët”, - thotë Allilujeva. “Por ka dhe nga ata që thonë: Ajo është amerikane”, - thotë Peters për agjencinë Associated Press. Filmi do të shfaqet më 18 prill më Festivalin e Filmit të Medisonit, por mos prisni që Lana Peters të jetë atje. Pas intervistës, ajo u zhvendos në një tjetër apartament dhe ndryshoi numrin e telefonit.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2010