Trupi i Kazinskit përkrah mbretërve dhe shenjtëve polakë
Autori i Lajmit: Redaksia
Krakovë - Leh Kazinski, presidenti polak që humbi jetën në një aksident tragjik ajror, ditën e shtunë, do të prehet përkrah mbretërve dhe mbretëreshave polake në katedralen e Vavleit në Krakovë. Lajmi është konfirmuar nga familja, e cila ka rënë dakord me propozimin e autoriteteve. Mijëra qytetarë polakë janë rreshtuar jashtë pallatit presidencial ku është vendosur dhe trupi i Kazisnkit për të nderuar ish-presidentin e tyre. “Leh Kazinski do të prehet në vendin që i takon”, - thotë një inxhinier nga Gdansku, një nga mijëra polakët që kanë udhëtuar drejt kryeqytetit. “Ai do të prehet përkrah trupit të gjeneralit Sikorski”, ish-kryeministri polak i cili ka pasur të njëjtin fat me Kazinskin pas vdekjes në një aksident misterioz ajror më 1943. Në atë kohë rusët u akuzuan për sabotazh. Gjenerali vdiq menjëherë sapo akuzoi Stalinin për viktimat e masakrës së Katinit ku mbetën të vrarë 22 mijë oficerë dhe intelektualë polakë. Vdekja e Kazinskit përputhet në pjesën më të madhe me atë të Sikorskit. Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë e Rusisë, Tatjana Golikova, tha se pothuajse gjysma e 96 trupave të pajetë nga rrëzimi i aeroplanit presidencial polak, janë identifikuar. Prej ditës së djeshme, trupi i pajetë i presidentit të Polonisë, Leh Kazinski, do të ekspozohet në Varshavë, në mënyrë që njerëzit të mund ti bëjnë nderimin e fundit. Trupi i tij ishte i pari që ishte identifikuar. Trupi i zonjës së parë, Maria Kazinska, është kthyer në Varshavë, e cila po ashtu humbi jetën në rrëzimin e aeroplanit polak afër qytetit Smolensk në pjesën perëndimore të Rusisë. Trupi u prit nga fëmija i vetëm i zonjës Kazinska, vajza e saj Marta, dhe vëllai binjak i presidentit të ndjerë, Jaroslav Kazinski. Hetuesit kanë lënë të kuptohet se rrëzimi i aeroplanit të shtunën, që shkaktoi vdekjen e presidentit polak dhe 95 të tjerëve, mund të ketë ndodhur për shkak të gabimeve njerëzore, dhe thanë dje se aeroplani i prodhuar nga rusët nuk kishte pasur probleme teknike. Kazinski do të varroset të shtunën. Parlamenti i Polonisë do të mbajë një seancë të veçantë më vonë për të diskutuar për fatkeqësinë.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2010