Ulet taksa administrative për pensione
-490x320.jpg)
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës ka përkrahur të mërkurën kërkesën e Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për uljen e taksës administrative, si dhe ka mbështetur buxhetin e Trustit për vitin 2010.
Në mbledhjen e kryesuar nga kryetari i këtij Komisioni, Gani Koci, sqarimet rreth kërkesës i ka bërë Kryesuesi i Bordit Udhëheqës të TKPK-së, Besim Beqaj.
Duke e arsyetuar kërkesën për ulje të taksave, Beqaj tha se kjo vjen si synim që kontribuuesit e Trustit të jenë sa më pak të ngarkuar. Ai tha se në rastet kur ka tepricë të mjeteve, ato sërish do të kthehen te kontribuuesit.
Beqaj njoftoi gjithashtu lidhur me vendimin për uljen e shpenzimeve operacionale, duke bërë të ditur se ka ulje të pagave të punonjësve të Trustit.
Komisioni ka dëgjuar sqarimet e ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, rreth miratimit të nivelit të pagave të personelit të Autoritetit të Aviacionit Civil.
Anëtarët e Komisionit kanë shprehur pakënaqësi rreth nivelit të lartë të pagave të personelit të këtij Autoriteti, duke kërkuar nga MEF rishqyrtimin e vendimit.
Duke iu bashkangjitur këtij shqetësimi, ministri Shala tha se miratimi është bërë në koordinim me Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, dhe me gjithë uljen e nivelit, pagat sërish mbesin të larta.
Ministri Shala dhe anëtarët e Komisionit erdhën në konkluzione të përbashkëta se ekziston disproporcion i niveleve të pagave ndërmjet Rregullatorëve dhe Agjencioneve të ndryshme në vend.