E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia, 400 mijë paund për triumfin në Afrikë

Federata Angleze ka përcaktuar shpërblimin në rast se përfaqësuesja e drejtuar nga Fabio Kapelo do të fitojë Kupën e Botës 2010. Triumfi në Afrikën e Jugut do të bëjë që secili nga lojtarët e "Tre Luanëve" të përfitojë 400 mijë sterlina (rreth 433 mijë euro). Një premio që nuk mund të cilësohet faraonike, edhe sepse shifra të tilla, yjet e Premierligës i fitojnë në pak javë gjatë aktivizimit me klubet përkatëse. Shpërblimi nuk do të jetë fiks: shifra financiare që secili futbollist do të përfitojë në Botërorin 2010 mund të ndryshojë edhe në bazë të paraqitjeve dhe të aktivizimit. Por, për të mos krijuar pakënaqësi, secilit element do t‘i garantohet një kuotë bazë. Ndërkohë, shpërblimi i përcaktuar nga FA për Kapelon është 1 milion euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›