E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kupa e Botës nuk ka kuptim pa Leo Mesin"

Franc Bekenbauer, i cili ka fituar Kupën e Botës si lojtar në vitin 1974 dhe më pas ka triumfuar sërish më 1990-n, si trajner i Gjermanisë Perëndimore, mendon se Lionel Mesi duhet të jetë në evenimentin që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut. "Kaizeri" deklaroi se Kupa e Botës nuk ka asnjë kuptim pa klasin e lartë të një lojtari si sulmuesi argjentinas. "Nuk mund të ketë garë dhe spektakël në Botërorin 2010 pa një lojtar si Mesi", deklaroi legjenda e futbollit gjerman për "El Mundo Deportivo". Më tej, ai nënvijëzoi edhe presionin që ka trajneri i përfaqësueses argjentinase, Diego Armando Maradona. "Argjentina rrezikon të mos marrë pjesë në këtë aktivitet, por fakti që Maradona kërkoi ndihmën e Zotit në publik, konfirmon presionin çnjerëzor që ekziston atje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›