Milan, në janar tri përforcime
Kushti i vetëm (aspak i thjeshtë) është kualifikimi në 1/16-at e Ligës së Kampioneve. Nëse kjo do të realizohet, Milani do të bëjë të pamundurën që të përforcojë skuadrën në merkaton e janarit. Shpërblimi për kalimin e fazës në grupe do të mbushë arkat e klubit kuqezi, që më pas mund të vendosë në zbatim strategjitë e hartuara. Objektivi kryesor është afrimi i dy mbrojtësve të krahut, të cilët do t‘i japin më shumë rrezikshmëri aksioneve sulmuese dhe do të furnizojnë repartin ofensiv me krosa. Të dy janë brazilianë: përveç Huan Maldonados së Flamengos, synohet edhe Rafinja i Shalkes. Për mesfushën po studiohet emri i Marigas, ndërsa në sulm, afrimi i mundshëm i Adrianos pritet të shoqërohet nga largimi i holandezit Huntelar, i cili ka zhgënjyer me paraqitjet e tij.
Blerja e dy mbrojtësve do të përbënte një sforco të rëndësishme ekonomike për bilancet e klubit. Huan kushton rreth 7 milionë euro, ndërsa çmimi i kolegut të tij në Bundesligë është disi më i lartë. Në fakt, Shalke pretendon të paktën 8-9 milionë euro për Rafinjën, kontrata e të cilit përfundon vetëm në vitin 2011. Këto shifra nuk janë në sinkron me politikën e klubit, por hyrja në "top 16" në Champions, sjell fonde të konsiderueshme dhe i jep pak frymëmarrje Milanit. Për të siguruar shërbimet e MekDonald Marigas, kuqezinjtë do të heqin dorë nga talenti i sulmit Paloski, i cili do t‘i kalojë përfundimisht Parmës. 22-vjeçari i lindur në Kenia shihet si përforcimi ideal në mesfushë, në pritje të rikthimit të Devid Bekam. Në sulm vazhdojnë zërat për afrimin e Adrianos: kthimi i brazilianit në Serinë A do të bënte që Huntelar të largohej nga Milani. Në dyshim është edhe Borrielo, i cili vazhdon fazën e rehabilitimit pas dëmtimit të gjatë.