Anglia do të përmirësohet

Kapiteni Steven Gerrard beson se Anglia do të përmirësohet pasi të mësohet me metodat e punës së selektorit të ri Roy Hodgson.
Goli nga Ashley Young i mjaftoi Anglisë të fitojë ndeshjen e parë të epokës së Hodgsonit në miqësoren kundër Norvegjisë të shtunën. Por, Gerrard, i emëruar kapiten nga Hodgsoni, pret përmirësime para Euro 2012.
“Jemi të kënaqur nëse shikojmë rezultatin dhe portën e pamposhtur. Por, e dimë se mund të luajmë shumë më mirë”, deklaroi Gerrard për mediet angleze.