Diarra i ofrohet Atleticos

Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra është i ofruar rivalit të qytetit, Atletico Madrid.
Francezi, 27 vjeç, nuk ishte titullar i vazhdueshëm në ekipin e Jose Mourinhos gjatë sezonit të fundit dhe pritet të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Pas interesimit nga Galatasaray, tani thuhet se Diarra mund të ndërrojë skuadrën por jo edhe qytetin. Ai besohet se i është ofruar transferimit te rivali Atletico Madrid.