E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali varet nga golat e Van Persiet

Mesfushori Aaron Ramsey ka paralajmëruar menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger të mbajë në ekip sulmuesin kryesor, Robin van Persie përndryshe beson se në mungesë të holandezit, gjiganti londinez nuk do të mund të luftojë për tituj.

Van Persie ka vetme dhe një vit në kontratën e tij me Arsenalin derisa realizoi 30 gola në Premierligë këtë sezon duke fituar Këpucën e Artë.

“Është me rëndësi të mbajmë Robinin nëse duam të jemi konkurrent për titull. Ai ka treguar këtë sezon vlerën e tij për ekipin me golat që shënoi”, deklaroi Ramsey për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›