E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia “e çmendur” pas brazilianit Pato

Sulmuesi i Milanit, Aleksandro Pato, mbetet objektiv shumë joshës për klubet angleze Mançester Sitin, Çelsin dhe Arsenalin. Sportmediaset shkruan se Alegri është i pavendosur nëse duhet ta mbajë Paton për shkak të problemeve të tij me dëmtimet. Arsenali është interesuar për Paton muaj më parë, por braziliani është lojtari i preferuar i Andres Vilash Boash. Nga ana tjetër, Mançester Siti është lidhur shumë me Paton gjatë javës. Besohet se Milani po insiston për një shkëmbim të brazilianit me sulmuesin italian Mario Baloteli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›