Kampionati mund të mos luhet fare
Fansat janë të pikëlluar. Në Los Anxhelos njerëzit e luajnë lojën aq të dashur, por ajo që është maksimumi, pas NBA, mungon dhe ka rrezik të mos zhvillohet. Lojtarët dhe pronarët nuk po bien dakord për ndarjen e fitimeve, edhe pas shumë tentativave. “Nuk di të them se kush ka të drejtë dhe kush jo, por mendoj se fajtorë janë të dyja palët. Këta basketbollistë marrin shumë më tepër para sesa njerëzit normalë”. Bisedimet vazhdojnë, por ekziston shumë pesimizëm në atmosferën që rrethon kampionatin më të bukur të basketbollit në botë. Edhe bizneset e ndjejnë mungesën e koshit, ndërsa ka restorante e bare që jetojnë bashkë me NBA-në. Njerëzit kërkojnë atë që duan, atë që u mungon. “Unë jam tifoz i madh i Lejkërsave. Kam qenë gjithnjë i tillë. Kudo ku jam, ndjek ndeshjet, në sallë, në televizor. Atmosfera është fantastike. Fakti që ndeshjet nuk zhvillohen është një mungesë e madhe”.