Çelsi ofron 30 mln stërlina për Kaka
Çelsi ka ringjallur interesimin për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Rikardo Leite Kaka. Lajmin e ka bërë të ditur të enjten e përditshmja angleze Daily Mirror që ka raportuar se pronari i gjigantit londinez, Roman Abramovich është i gatshëm të ofrojë rreth 30 milionë stërlina për blerjen e lojtarit brazilian, ish-pjesëtar i Milanit. Kaka ishte objektiv i Çelsit edhe para kalimit në “Santiago Bernabeu” më 2009 në transferim me vlerë prej 68.5 milionë eurosh.