Anglia injoron Italinë Kemi shmangur Spanjën, ky është lajmi i mirë!
Kapiteni i britanikëve, Stiven Xherrard, është shprehur i bindur se mund të fitojnë kundër ekipit të Prandelit: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por mund tia dalim
Kemi shmangur Spanjën: Italia është e fortë, mbrohet mirë, por mund ta mposhtim. Anglia e vjetër e Roi Hodgson do të paraqitet në çerekfinale me mendjelehtësinë e zakonshme aristokratike: kemi fituar grupin dhe kemi grumbulluar më shumë pikë se axurrët. Ky është koncepti që mbizotëron brenda skuadrës britanikë: e ndajnë të gjithë, nga kapiteni Xherrard te sulmuesi Runi deri tek ish-tekniku i Interit Hodgson.
Duhet bërë kujdes ndaj xhaxhait Roi: në futboll nuk duhet të kesh besim te miqtë. Por në kopertinë, pas mbrëmjes që na ka dhuruar golin e radhës fantazmë, ka përfunduar Stiven Xherrard. Në normalitetin e rrënjosur nga Hodgson, pritej që zgjedhja e kapitenit të binte te lojtari që kishte personalitetin e duhur për të interpretuar rolin.
Kështu, ish-tekniku i Fulhemit nuk ka pasur problem për të zgjidhur çështjen e shiritit të kapitenit që ka detyruar Kapelon të japë dorëheqjen: ia ka dorëzuar Xherrardit.
Por, të martën Stiven, i vlerësuar si lojtari më i mirë në fushë, ka qenë diçka më shumë: njeriu vendimtar i Anglisë. Aksioni që ka sjellë golin e Runit ka qenë një kryevepër e kapitenit të Liverpulit.
Një veprim i denjë për një mesfushor krahu të viteve të shkuar, me një krosim që kërkonte vetëm diçka: dërgojeni topin në rrjetë. Kështu ka qenë. Më pas shumë luftë në mesfushë, duke rikuperuar topa të rëndësishëm në mbrojtje. Xherrardi më i mirë i sezonit.
Kuriozitet – Stiven është një komandant i lindur. Udhëheq Liverpulin që nga 2003-shi. Ishte 23 vjeç. Është një anglez i rrallë: katolik dhe kjo ndoshta shpjegon emrin që i ka vënë vajzës së tretë, të pagëzuar Lourdes. Gruaja, gazetarja e modës Aleks Kurran, është gjithashtu katolike.
Feja është një gjë shumë e rëndësishme në një vend si Britania e Madhe. Të jesh katolik do të thotë të shkosh kundër rrymës. Dhe kundër rrymës shkojnë kapitenët. Dhe si të gjithë njerëzit e detit nuk i shmanget sherreve, Xherrard.
Ka qenë i përshirë në disa përleshje për të cilat është shpallur i pafajshëm në gjykatë. Tani është lideri i Anglisë dhe do të ketë përballë axurrët: Do të jetë një ndeshje e vështirë. Italia di të mbrohet shumë mirë dhe ka sulmues që mund ta gjejnë golin në çdo moment.
Por kemi shmangur Spanjën kampione të botës dhe ky më duket një lajm i mirë. Sinqerisht nuk kemi luajtur mirë, por kemi gjetur golin në momentin e duhur. Runi? Ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur. E përsëris:
Runi mund të na çojë larg, ka thënë mesfushori. Xherrard ka qenë i ndershëm edhe në lidhje me golin fantazmë: Dy vite më parë jemi eliminuar në Botëror pas një goli që i është mohuar Lampardit. Këtë herë fati ka qenë nga ana jonë.
Runi – Runi ka marrë komplimentat e Hodgson Ka qenë vendimtar dhe shikon përpara: Kundër Italisë do të jetë shumë e vështirë, por duhet të kemi besim te mundësitë tona. Jemi gati për një sfidë të këtij niveli dhe përveçse kemi shmangur Spanjën do të kemi edhe një ditë më shumë pushim.
Jam i lumtur sepse nuk shënoja në një kompeticion të madh që nga 2004-a. Festa? Kerrol më kishte thënë: do të shënosh me kokë. Edhe portieri Hart është shprehur optimist: Kundër Italisë do të jetë një sfidë tërheqëse, por duhet të kemi besim te potenciali ynë. Mund të fitojmë. Milner ka menduar për Balotelin:
Italia është një skuadër e organizuar mirë dhe Mario mund të shpikë diçka në çdo moment. Shpresojmë që këtë herë të jetë i qetë. Edhe Hodgson pret me padurim sfidën me të kaltrit: Do të jetë një ndeshje e madhe, ka thënë ai.
