Ukrainës i mungoi përvoja, por jo talentet!
Vendasit dolën jashtë Europianit pasi u renditën në vendin e tretë në Grupin D. Eksperienca e Shevës nuk mjaftoi për një ekip të brishtë, por premtues për të ardhmen
Ukraina në këtë Europian bënte pjesë në një grup të fortë, Grupin D, së bashku me Anglinë dhe Francën. Edhe pse bashkorganizatorët e turneut nuk arritën të kalonin në çerekfinale, nuk mund të akuzohen për mungesë ambiciesh ose guximi.
Ukraina luajti futboll sulmuese dhe nuk ishte faji i tyre që Franca dhe Anglia rezultuan shumë të forta për të pas fitores që vendasit morën në ndeshjen e parë kundër Suedisë, kështu që tifozët vendas nuk mund të ndihen të tradhtuar nga lojtarët.
Mungesa e një numri lojtarësh titullarë dhe dëmtimi i Andri Shevçenkos gjatë finaleve nuk ka dyshim se e ka dobësuar skuadrën e drejtuar nga Oleg Bllohin. Por mungesa e përvojës sesa e dëshirës për të pasur sukses ishte në fund të fundit ajo që vulosi fundin e Ukrainës.
Skuadra vendase dominoi pjesën më të madhe të ndeshjeve të saj për sa i takon mbajtjes së topit, por shënoi vetëm në ndeshjen e parë, pjesërisht për shkak të një loje shumë të mirë të Serhi Nazarenkos. Për fat të keq, askush nuk mundi ta mbështesë ose zëvendësojë atë në dy ndeshjet e tjera dhe Ukraina u kufizua të bënte sulme vetëm nga krahët.
Të rinjtë – Elementet e reja të skuadrës luajtën mirë. Krahas Shevçeknos, më pak kritika kanë marrë lojtarët e rinj në moshë. Tani, pasi kanë fituar një përvojë shumë të madhe, lojtarë si Hevhen Khaçeridi, Jaroslav Rakitskij, Jevhen Konopljanka, Denis Garmash dhe Andri Jarmolenko mund të jenë kolonat e një skuadre që kanë potencial të arrijë më shumë se kjo skuadër aktuale.
Vendimtar – Khaçeridi u përball me sulmues si Zllatan Ibrahimoviç, Uejn Runi dhe Karim Benzema dhe ndonëse Ukraina pësoi gol në çdo ndeshje, nuk ishte faji i lojtarit të Dinamos.
Në moshën 24-vjeçare, ende i ri për të qenë një mbrojtës i formuar plotësisht, Khaçeridi ka kohë për tu përmirësuar dhe ka të gjitha tiparet për tu bërë ndër qendërmbrojtësit më të mirë të Europës.
Shpresa Mesfushori mbrojtës Garmash nuk luajti në dy ndeshjet e para dhe u fut në formacion vetëm kundër Anglisë. Ai nuk i dha Stiven Xherrardit hapësira dhe si pasojë ishte Ukraina që dominoi mesfushën.
“Nuk kam turp për skuadrën. Skuadra ime ka lojtarë të mëdhenj, kanë qenë fjalët e trajnerit Oleg Bllohin pas ndeshjes kundër Anglisë.
7 herë ka luajtur Ukraina në Donjeck dhe asnjëherë nuk ka fituar, ndërsa ka fituar të shtatë ndeshjet e tyre në Lviv. Në shtatë ndeshje kundër Francës, Ukraina nuk ka fituar asnjëherë
