Runi eliminon Ukrainën, Anglia në çerekfinale
Skuadra e Hodgsonit ka fituar 1-0 falë një goli të sulmuesit të Junajtid. Të dielën në Kiev Tre Luanët do të luajnë kundër Italisë. Gol fantazmë i mohuar Ukrainës
Anglia ka mundur 1-0 Ukrainën dhe ka siguruar kualifikimin në çerekfinale si fituesja e Grupit D. Në fazën e dytë të Euro 2012-të Tre Luanët do të përballen me axurrët e Prandelit. Këto janë faktet. Më pas janë ndjesitë. Dhe këto thonë se ky version i anglezëve është një nga më të përballueshmit i kohëve të fundit.
Ukraina ka sulmuar për pjesën më të madhe të ndeshjes, ka pësuar një gol pothuajse aksidental në fillimin e pjesës së dytë, më pas një gabim i arbitrit të portës i ka mohuar barazimin, që do të kishte qenë mëse i drejtë dhe do të na kishte dhuruar një fund ndeshjeje drithërues.
DYSHIME
Objektivi është arritur nga mister Roi, por dyshimet në lidhje me vlerën reale të kësaj Anglie mbeten. Hodgson ka ndërtuar një skuadër shumë kompakte, me dy repartet e mbrojtjes dhe mesfushës që qëndrojnë shumë afër njëri-tjetrit për të mbrojtur Terrin dhe Leskot, të fortë por në vështirësi në përballjet direkte me kundërshtarin. Pavarësisht mbrojtjes së mirë të anglezëve Ukraina ka pasur 3-4 raste të pastra për gol.
Dhe ky fakt mund të entuziazmojë Italinë sepse Baloteli, Di Natale dhe Kasano janë më mirë se Deviç dhe Milevski, me gjithë respektin për këta të fundit. As rikthimi i Runit, që është dukur jashtë formë me përjashtim të golit, nuk ka ndryshuar lojën e britanikëve.
GJITHÇKA E QARTË
Blokin, që nuk e ka pasur Shevçenkon në 100% të formës (ka luajtur vetëm 20 minutat e fundit për shkak të gjurit) ka bërë disa ndryshime, duke lënë në stol Voronin e Nazarenkon për Milevskin dhe Garmash.
Skuadra që ka nevojë për fitoren për tu kualifikuar është Ukraina. Dhe trajneri Roi i ka thënë të tijve të mendojnë vetëm për mbrojtjen dhe të mos rrezikojnë shumë. Dhe në fakt portieri Xho Hart ka qenë pothuajse i pashqetësuar në pjesën e parë.
GJITHMONË XHERARD
E njëjta lojë është zhvilluar edhe në fillimin e pjesës së dytë, me Ukrainën që ka provuar të shtojë ritmin. Por skuadra e Blokin është ndëshkuar në minutën e 48-të. Xherard, përsëri lojtari kyç i takimit në moshën 34-vjeçare dhe pas një sezoni jo shumë të mirë te Liverpuli, ka dhënë një krosim nga krahu i djathtë.
Topi është devijuar pak nga Selin në shtyllën e parë, me Runin që e ka dërguar në rrjetë nga krahu tjetër. Sulmuesi i Junajtid, Majkëll Ouen e ka komentuar në këtë mënyrë gabimin e arbitrit të portës, që i ka mohuar golin Deviçit, me Terrin që e ka larguar topin pasi kishte kaluar vijën e portës: Çfarë dreqin bën aty?, ka shkruar Ouen në Twitter.
ANGLI 1
UKRAINE 0
Shënues: Runi 48
Anglia: Hart, Xhonson, Terri, Leskot, E.Kol, Milner (Uolkot 59), Xherrard, Parker, Jang, Runi (Çamberlain 87), Uelbek (Kerrol 82). Trajner: Hodgson.
Ukraina: Pjatov, Gusev, Rakitskij, Khaçeridi, Selin, Jarmolenko, Timoshuk, Konopljanka, Garmash (Nazarenko 78), Milevskij (Butko 74), Deviç (Shevçenko 59). Trajner: Bllohin.
Gjyqtar: Kasai (Hungari)
Kartonë të verdhë: Xherrard, E.Kol / Timoshuk, Rakitskij, Shevçenko
Statistikat
Angli Ukrainë
1 gola 0
7 goditje 14
3 goditje në kuadrat 3
4 goditje jasht렠 11
12 goditje dënimi 13
6 goditje nga këndi 10
2 pozicione jashtë loje 2
2 kartonë të verdh렠 3
0 kartonë të kuq 0
44% qarkullimi i topit 56%
4 fitore ka arritur Anglia në pesë ndeshje të luajtura gjithsej ndaj Ukrainës.
