E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas s’mendon për Realin

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas insiston se nuk mendon për El Clasicon e së shtunës me Real Madridin.

Fabregas realizoi dy gola në fitoren 5-0 ndaj Levantes në fundjavë për të mbajtur skuadrën e tij tri pikë prapa Realit, edhe pse me një ndeshje më tepër të zhvilluar. Pavarësisht duelit të rëndësishëm me Realin, Fabregas insiston se ai është i përqendruar vetëm te takimi i së martës në Ligën e Kampionëve kundër BATE Borisovit.

“Ka edhe shumë ndeshje për të luajtur andaj duhet të shkojmë ngadalë. Së pari duhet të mendojmë për të martën” tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›