Nocerino iu përgjigjet skeptikëve

Mesfushori i Milanit, Antonio Nocerino është duke u dëshmuar përforcim mjaft i qëlluar për Rossonerët.
Ai iu bashkua gjigantit milanez në çastet e fundit të afatit kalimtar të verës nga Palermoja dhe ka befasuar duke realizuar pesë gola në Serie A.
“Kishte shumë dyshime rreth meje. Është mirë të dëgjoj se gjërat kanë ndryshuar. E dija se gjëja më e rëndësishme ishte të flas në fushë. Sigurisht se është lehtë për njerëzit të thonë gjëra të mira për mua tani”, tha Nocerino për Corriere dello Sport.