E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari hap dyert për investues

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 11:57

Flamurtari i ka dyert e hapura për ata që dëshirojnë ta ndihmojnë. Ky është vendimi i cili është marrë nga kryesia e klubit prishtinas në mbledhjen e mbajtur të dielën mbrëma.

Tre biznesmenë kosovarë javën që shkoi e kanë shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar kuqezinjtë që të rikthehen sa më shpejt në Superligë. Bëhet fjalë për Ilir Bojkun, Sejdi Brahimin dhe Eroll Vitakun, të cilët e patën ndihmuar shumë Trepçën edicionin e kaluar të shpallej kampion i Kosovës.

“Flamurtari ua hap dyert të gjithë atyre që dëshirojnë ta ndihmojnë klubin. Ne jemi të hapur për ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kryesisë së klubit, për ta çuar atë përpara”, deklaroi anëtari i kryesisë së klubit prishtinas, Muhamet Prapashtica.

Ai njoftoi se kryesia aktuale e Flamurtarit do ta mbajë një mbledhje të mërkurën, kur do të dihet përfundimisht për kryesinë, trajnerin dhe lojtarët. Në riorganizimin dhe freskimin e kryesisë së Flamurtarit po kontribuon ndërmjetësuesi Ismet Munishi, ish futbollist i këtij klubi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›