E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia pese fitore rresht me rezultatin 3-0

Franc Hoxha
"Një ndeshje jo spektakolare dhe një fitore rutinë". Kështu e përcaktuan mediat britanike fitoren e Anglisë me Estoninë e vendit të parafundit në grup, por që i siguroi vendin e dytë "Tre luanëve", tashmë me pesë pikë me shumë se Rusia e vendit të tretë (18 pikë). Skuadra e Stiv Meklarenit u tregua e pamëshirshme ndaj një kundërshtari modest si Estonia duke fituar thellësisht 3-0, një takim i mbyllyr qysh në fraksionin e e parë të lojës. Kjo ishte edhe fitorja e pestë rresht e Anglisë me rezultatin 3-0 pas atyre me Andorrën, Estoninë (takimi i parë), Izraelin, dhe Rusinë. 25-vjecari i Ceslit, Shon Rajt Filips, realizoi golin e parë pas dhjetë minutash lojë. Harkimi i Xho Kol u devijua me një finte të bukur nga Majkëll Oueni, i cili e coi topin te sulmuesi i Mancester Junaitid, Uejni Runi, që pas goditjes e devijimit të estonezit Raio Piroja, dyfishoi rezultatin në minutën e 32-të. Ky ishte edhe goli i parë i Runit me Anglinë qysh nga finalet e Euro 2004. Për t'u ardhur në ndihmë "Tre luanëve" të Stiv Meklarenit mendoi edhe estonezi Taavi Rahn, i cili shënoi një autogol në portën tij dy minuta më pas (34'), pas harkimit të topit nga Eshli Kol. Gjithcka e lehtë për Anglinë kundër një Estonie të zbehtë dhe pa forcë gjatë gjithë takimit, që pësoi edhe humbjen e nëntë takime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›