Slovakia luan tenis me San Marinon

Sllovakia regjistroi një fitore spektakolare 7-0 ndaj San Marinos duke shënuar 7 gola për 50 minuta, nga goli i parë i Marek Hamsik (26') dhe deri të goli i shtatë i realizuar me penallti nga Jan Durica (76'). Një fitore e pritshme ndaj formacionit nga Republika e vogël e San Marinos, që ende nuk ka mundur të marrë edhe një pikë të vetme në 11 ndeshjet e luajtura, por ka pësuar edhe 57 gola, duke shënuar një gol të vetëm. Sllovakia tashmë në kuotën e 13 pikëve është shumë larg vendit të dytë të mbajtur nga Cekia, që e kishte pushim.