Martin Petrov do të mungojë në “Qemal Stafa”

Megjithëse cështja kryesore e këtyre ditëve për kombëtaren shqiptare ka qenë ndeshja me Slloveninë, vjen një lajm i mirë nga kampi i kombëtares bullgare e cila mund të jetë më e dobët në "Qemal Stafa" më 17 tetor për shkak të mungesës së mesfushorit Martin Petrov. Futbollisti i cili aktivizohet me skuadrën e Manchester City në Premier League është në dyshim nëse do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Shqipërisë për shkak të një dëmtimi në gju, ka njoftuar faqja e internetit e UEFA-s. Petrov ka marrë një goditje në gjurin e tij gjatë një ndeshje përgatitotre që kombëtarja bullgare ka zhvilluar të premtën ndaj skuadrës Lokomotiv Sofia. 28-vjecari është dërguar menjëherë në spital ku është konstatuar se dëmtimi i tij nuk është i natyrës serioze, por gjithsesi është e dyshimtë nëse ai do të jetë i gatshëmn për ndeshjen e së mërkurës në Tiranë.